Episodes

  • "Ne VRITEMI për Parking!" - Edmond Topi për Kinematografinë & Shoqërinë Shqiptare
    May 20 2026

    Një intervistë ndryshe në “Kinotekë n’Sol” me regjisorin Edmond Topi, i cili flet pa filtra për realitetin e kinemasë shqiptare, përplasjen mes artit dhe komercializimit, si dhe krizën kulturore që po përjeton shoqëria jonë. Nga deklarata të forta si “jemi shoqëri primitive”, te diskutimet për mungesën e kinemave dhe rolin e artit në edukimin e brezave, kjo bisedë prek tema të ndjeshme dhe shpesh të anashkaluara. Topi ndalet edhe te figura e Tinka Kurtit, polemikat mediatike, transformimi i Tiranës dhe projekti i tij për rikthimin e kinemave në Shqipëri. Në fund, një ftesë për DEA Open Air International Film Festival, ku filmi rikthehet si përvojë e vërtetë artistike. Një intervistë që nuk duhet humbur për të gjithë dashamirësit e kinemasë dhe jo vetëm.

    Show More Show Less
    1 hr and 36 mins
  • Të pathënat e Ramës & Berishës - Shpend Gashi në rrëfimin pa filtra për Politikën & Median
    May 13 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, Shpend Gashi vjen pa asnjë filtër në një nga intervistat më të forta dhe më provokuese. Nga media që sipas tij ka vdekur, te politika që prodhon vetëm zhgënjim, nga patriotizmi i vërtetë te hipokrizia sociale, deri te raportet mes burrave, grave, parasë dhe pushtetit. Kjo është një bisedë që nuk kursen askënd. Ai rrëfen edhe anën më personale: fëmijërinë, sakrificat, librat që e formuan dhe momentet që e kthyen në njeriun që është sot. Në fund, me humor therës, godet edhe botën e kinemasë dhe personazhet qesharakë të saj. Një intervistë e fortë, e sinqertë dhe shpërthyese që do të hapë debat.

    Show More Show Less
    1 hr and 34 mins
  • Nga Shkodra në Eurovision - ALIS | Historia e padëgjuar, lotët & kënga që preku gjithë Shqipërinë!
    May 7 2026

    Fituesi i Fest 64 dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis Kallaçi, vjen në një rrëfim ekskluziv ku zbulon gjithçka: nga fillimet e tij si pianist në Shkodër, te momentet që e bënë të njohur në X-Factor, e deri te historia prekëse pas këngës fituese. Mes emocionesh të forta, ai flet për përgjegjësinë e madhe që mban mbi supe për të përfaqësuar Shqipërinë, për sfidat personale dhe një betejë të vështirë që për pak i ndryshoi jetën. Një intervistë e sinqertë dhe e fuqishme, që tregon jo vetëm artistin, por edhe njeriun pas suksesit, dhe rrugën drejt një prej skenave më të mëdha në botë.🌟Na ndiqni në rrjetet sociale:Instagram: https://www.instagram.com/sol89radio/TikTok: https://www.tiktok.com/@sol89radioX (Twitter): https://twitter.com/Sol89RadioFacebook: https://www.facebook.com/sol89radio/📻 Tune in : https://radiosol.al/Spotify: https://open.spotify.com/show/4UgOkGkhW2F84jBHXnkeYT?si=3ab73017686d4ea5SOL89 zotëron të gjitha të drejtat e transmetimit, shpërndarjes dhe përdorimit të materialeve audio dhe video të prodhuara ©

    Show More Show Less
    1 hr and 18 mins
  • Komediani që po thyen çdo tabu në Shqipëri! Rrëfimi pa filtra i Denis Taullajt për Jetën & Skenën!
    Apr 29 2026

    Nga një kthesë e papritur drejt skenës së stand up-it, Denis Taullaj vjen në këtë intervistë me një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra për rrugëtimin e tij, sfidat personale dhe realitetin e humorit në Shqipëri. Ai tregon si u bë pjesë e “Comedy Thursday”, momentet më të vështira që ka përjetuar përballë një publiku që nuk reagon, si dhe dilemat e vazhdueshme mes humorit dhe ofendimit në një shoqëri ku kufijtë janë shpesh të paqartë. Përmes një bisede që lëviz mes humorit, tensionit dhe reflektimit, Taullaj ndalet edhe te mungesa e kulturës së “late night”-it në Shqipëri dhe përpjekja për ta ndryshuar këtë realitet, ndërsa në fund zbulon anën e tij më të sinqertë përmes një loje që nxjerr në pah zgjedhjet, vlerat dhe karakterin e tij real.🌟Na ndiqni në rrjetet sociale:Instagram: https://www.instagram.com/sol89radio/TikTok: https://www.tiktok.com/@sol89radioX (Twitter): https://twitter.com/Sol89RadioFacebook: https://www.facebook.com/sol89radio/📻 Tune in : https://radiosol.al/Spotify: https://open.spotify.com/show/4UgOkGkhW2F84jBHXnkeYT?si=3ab73017686d4ea5SOL89 zotëron të gjitha të drejtat e transmetimit, shpërndarjes dhe përdorimit të materialeve audio dhe video të prodhuara ©

    Show More Show Less
    1 hr and 34 mins
  • Arsimi në krizë - Deformimi i shqipes & Shtypja Alarmante ndaj Vajzave Shqiptare!
    Apr 22 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, e ftuar është akademikja dhe autorja Natasha Shuteriqi, në një nga bisedat më të thella dhe më të forta mbi arsimin, gjuhën shqipe, identitetin kulturor dhe lirinë e grave në Shqipëri. Nga boshllëqet alarmante në njohuritë historike e letrare të brezit të ri, te ndikimi i anglishtes mbi shqipen, fuqia e dialekteve, presioni social mbi vajzat dhe roli i medias në deformimin e gjuhës — kjo është një bisedë që ngre pyetje thelbësore për shoqërinë shqiptare. Një episod reflektues, provokues dhe shumë aktual, që prek arsimin, feminizmin, mendimin kritik dhe përgjegjësinë e brezave.

    Show More Show Less
    1 hr and 41 mins
  • Sportistët Shqiptarë janë Heronj! - Krist Martiro SHPËRTHEN - DJ Martyr & Dashuria për Artin
    Apr 15 2026

    Një intervistë ndryshe me Krist Martiro, ku asgjë nuk lihet pa u thënë! Nga historia e lindjes së dj “Martyr” dhe netët që i ndryshuan jetën, te kritikat e forta ndaj mediave për etjen për klikime, Martiro vjen më i drejtpërdrejtë se kurrë.Në këtë episod, ai flet hapur për sportin shqiptar dhe problemet serioze që e kanë çuar në degradim, ndan momente personale nga jeta e tij dhe surprizon me rrëfime mbi dashurinë dhe besimin. Një kombinim emocionesh, debateve të forta dhe reflektimeve të sinqerta që e bëjnë këtë intervistë një nga më të veçantat.

    Show More Show Less
    1 hr and 27 mins
  • Pikturoj Dhimbjen & Nudot - Gazmend Leka në një bisedë provokuese për Artin & Kombin
    Apr 9 2026

    Një nga piktorët më të thellë dhe më reflektivë shqiptarë, Gazmend Leka, vjen në “Kinotekë n’Sol” në një intervistë ndryshe nga të gjitha të tjerat.Nga ekspozita e re që pritet në tetor, te veprat që trajtojnë traumat kolektive shqiptare si “Viti 0”, kjo bisedë zbërthen raportin mes artit dhe historisë. Leka flet hapur për frymëzimin e tij, për nudon femërore dhe për refuzimin e standardeve artificiale të bukurisë.

    Një moment i fortë i intervistës është rrëfimi mbi ekspozitën për krimet në Kosovë, ku arti shndërrohet në akt kujtese dhe qëndrimi moral. Në vijim, diskutimi thellohet te gjuha shqipe si një “thesar primordial”, me referenca te Petro Zheji dhe lidhja mes gjuhës dhe mendimit.Intervista mbyllet me një analizë të fuqishme mbi simbolikën e flamurit shqiptar – shqiponjën dykrenore dhe ngjyrën e kuqe – si elemente që mbajnë brenda historinë dhe identitetin tonë.Një bisedë e thellë, filozofike dhe provokuese mbi artin, shoqërinë dhe shqiptarinë.

    Show More Show Less
    1 hr and 37 mins
  • Armand Sallabanda në një bisedë PA FILTRA – Nga Fotografia e Vërtetë te “Pjeshkat e Instagramit”
    Apr 1 2026

    Një intervistë ndryshe me fotografin Armand Sallabanda, ku arti, shoqëria dhe realiteti përplasen pa kompromis. Nga filozofia e fotografisë dhe vlera e autenticitetit, te kritikat e forta ndaj brezave të rinj, rrjeteve sociale dhe sistemit arsimor shqiptar, kjo bisedë sjell një perspektivë të drejtpërdrejtë dhe provokuese.Sallabanda ndalet te ndryshimi i marrëdhënieve njerëzore në epokën e teknologjisë, analizon sensualitetin dhe perceptimet gjinore, si dhe zbulon prapaskena nga puna e tij me figura të njohura publike dhe politike.Një episod që nuk kursen askënd dhe që të detyron të reflektosh mbi artin, shoqërinë dhe realitetin që jetojmë sot.

    Show More Show Less
    1 hr and 38 mins