Kinotekë n'Sol cover art

Kinotekë n'Sol

Kinotekë n'Sol

By: SOL 89
Listen for free

"Kinotekë n'Sol" është një podcast i dedikuar eksplorimit të lidhjeve mes literaturës dhe kinemasë. Në këtë podcast, diskutohen libra dhe filma, shpesh duke u thelluar në ndikimin e njëri-tjetrit. Çdo episod ofron një vështrim të thelluar mbi mënyrën se si narrativa e një libri mund të përshtatet në film, si dhe si elementët e kinemasë mund të pasurojnë përvojën e leximit.SOL 89 Art
Episodes
  • “Ferri fle brenda nesh!” - Flutura Açka për Kadarenë, Qemalin, Dashurinë, Politikën & Letërsinë
    Jun 12 2026

    Flutura Açka vjen në “Kinotekë n’Sol” në një rrëfim të gjatë dhe të pazakontë për letërsinë, politikën, gjuhën, dashurinë, historinë dhe plagët shqiptare. Nga matematika që e ndihmoi të ndërtonte disiplinën e shkrimtares, te poezia, erotika dhe liria e gruas në letërsi, Açka flet pa shmangie për fuqinë e fjalës dhe kufijtë e turpit në art. Në këtë intervistë, ajo ndalet edhe te raporti i shkrimtarit me komunizmin, te Ismail Kadareja dhe letërsia e krijuar nën presionin e një sistemi ideologjik. Më pas biseda zhvendoset te romani “Ferri i fjetur”, ku Açka prek diasporën, kujtesën, diktaturën, atdheun dhe ferrin e brendshëm që Shqipëria mbart ende. Në fund, shkrimtarja zbulon detaje nga romani i saj i ri për Ismail Qemalin, duke folur për përbaltjen e figurave historike, mitet kombëtare dhe nevojën që letërsia të guxojë të rihapë çështje që historia shpesh i lë në heshtje. Një intervistë për idealizmin, zhgënjimin, dashurinë, kujtesën dhe për atë që Flutura Açka e quan shtëpinë e saj të vërtetë: letërsinë.

    Show More Show Less
    1 hr and 31 mins
  • Elinara Shehu në një bisedë pa filtra: “Sot po promovojnë ata të rrugës!” - Rock, Arti, Piktura
    Jun 1 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, Elinara Shehu vjen në një rrëfim të gjatë, të sinqertë dhe pa filtra për jetën, artin, muzikën, pikturën dhe përplasjen e saj me një botë që shpesh kërkon kompromis.E njohur si një nga zërat më të veçantë rock të viteve ’90, Elinara kthehet pas në kohë për të folur për fillimet e saj, bashkëpunimet me emra të mëdhenj si Aleksandër Gjoka dhe Gent Demaliaj, kujtimet nga skena shqiptare dhe arsyet pse nuk pranoi kurrë të bëhej produkt tregu.Por kjo intervistë nuk ndalet vetëm te muzika. Elinara zbulon edhe pasionin e saj për pikturën, historinë me kritikun italian, mundësitë e humbura, veprën e saj më të veçantë dhe raportin e saj me artin si formë lirie. Ajo flet gjithashtu për mentalitetin shqiptar, paragjykimet ndaj grave dhe një histori personale që e ka tronditur për mënyrën si ende gjykohet femra.Në pjesën e fundit, Elinara shpërthen ndaj reality shoë-ve dhe mënyrës si televizioni shpesh promovon personazhe pa vlerë, famë të shpejtë dhe sjellje të fabrikuara. Sipas saj, është pothuajse e pamundur të jesh autentik në një format ku çdo gjë kthehet në lojë, spektakël dhe manipulim publik.Një intervistë për Elinara Shehun si artiste, grua, rokerë, piktore dhe personazh që nuk pranon të zbutet për t’i pëlqyer askujt.

    Show More Show Less
    1 hr and 34 mins
  • "Ne VRITEMI për Parking!" - Edmond Topi për Kinematografinë & Shoqërinë Shqiptare
    May 20 2026

    Një intervistë ndryshe në “Kinotekë n’Sol” me regjisorin Edmond Topi, i cili flet pa filtra për realitetin e kinemasë shqiptare, përplasjen mes artit dhe komercializimit, si dhe krizën kulturore që po përjeton shoqëria jonë. Nga deklarata të forta si “jemi shoqëri primitive”, te diskutimet për mungesën e kinemave dhe rolin e artit në edukimin e brezave, kjo bisedë prek tema të ndjeshme dhe shpesh të anashkaluara. Topi ndalet edhe te figura e Tinka Kurtit, polemikat mediatike, transformimi i Tiranës dhe projekti i tij për rikthimin e kinemave në Shqipëri. Në fund, një ftesë për DEA Open Air International Film Festival, ku filmi rikthehet si përvojë e vërtetë artistike. Një intervistë që nuk duhet humbur për të gjithë dashamirësit e kinemasë dhe jo vetëm.

    Show More Show Less
    1 hr and 36 mins
adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
No reviews yet